GUITAR FOUNDATION OF ALBANIA

Mirëseerdhet në faqen zyrtare të fondacionit "Guitar Foundation of Albania"

 

Guitar Foundation of Albania është themeluar dhe krijuar si një organizatë jofitimprurëse në formën e fondacionit në përputhje me ligjin Shqiptar nr. 7850 datë 27.09.1994 “Për Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë” dhe Ligjin nr. 8788 datë 07.05.2001 “Për Organizatat Jofitimprurëse”. 

 

Misioni i Fondacionit është:

  • të promovojë kitarën klasike por edhe rryma të tjera të saj;
  • të organizojë e mbështesë aktivitete kulturore si Festivale, koncerte apo simpoziume ndërkombetare e kombëtare që janë të lidhura ngushtë me kitarën duke pasuruar jetën artistike të shoqërisë shqiptare;
  • të zhvillojë aktivitete pedagogjike me qëllim dhënien e një kontributi në edukimin muzikor të shoqërisë civile;
  • të mbështese kerkime e publikime të pedagogëve të kitarës në fushën e pedagogjisë;
  • të bashkëpunojë ngushtë me institucionet shtetërore e private për organizimin e projekteve pedagogjike e koncertore;
  • të mbështesë projekte pedagogjike me karakter të theksuar social, si p.sh. mundësimin e marrjes së mësimeve të kitarës  nga fëmijë të shtresave në nevojë të shoqërisë;
  • të mbeshtesë e promovojë kitaristët e rinj brenda dhe jashtë Shqipërisë duke realizuar platforma për moshat e reja si organizimi i konkurseve ndërkombëtare, koncerteve, ansambleve, turneve, dhënieve të bursave, etj.